Te Kukësi që pas ardhjes së sulmuesit Shkurtaj ka një çështje që quhet Rexhinaldo. Sulmuesi duket se nuk pranon lënien në stol nga ana e trajnerit Cungu dhe në këtë mënyrë dhe drejtuesit e klubit duken të bindur për të larguar lojtarin. Kukësi do të nxjerr në shitjen Rexhinaldon dhe vlera e kartonit të tij në rast largimi është 200 mijë euro për çdo skuadër që dëshiron të blejë lojtarin.
Gjithashtu edhe presidenti Safet Gjici i cili vetëm pak ditë më parë u shpreh lidhur më këtë çështje se në stol ulen lojtarët e Barcelonës dhe jo më Rexhinaldo, ka dhënë miratimin për shitjen e tij. Duke pasur në skuadër një sulmues si Shkurtaj hapësirat për lojtarin nga Mozambiku do të ishin të pakta, ndërsa vet ai nuk pranon lënien në stol, c’ka e shprehu dhe disa ditë më parë në rrjetin e tij social në Instagram. Rexhinaldo ka dhënë aprovimin e tij për një shitje të mundshme në një kampionat më të fortë jashtë Shqipërisë.