Franck Ribery është prurja më e re në Seria A. Anësori francez ka rënë dakord për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion edhe për një të tretë me Fiorentinën.
Klubi vjolë i ka ofruar 4 milionë euro në sezon, që do kap shifrën e 5 milionë euro duke përfshirë bonuset. Sapo ka zbarkuar në aeroportin e Firencës, 36 vjeçari që i dha fund 12 viteve te Bayern Munich u shpreh:
"Për një javë kam biseduar me njerëzit i Fiorentinës. Luca Toni më tha që është një kompani e shkëlqyeshme dhe Firence është një qytet i bukur.Gjuha? Ende nuk është perfekte, por është një gjuhë që më pëlqen ".-tha Ribery për faqen zyrtare të klubit.
Gjatë ditës së sotme, Ribery pritet t'i nënshtrohet vizitave mjekësore, nga ku më pas do të hedh edhe firmën në kontratën me klubin italian.

