Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Strakosha shkëlqen si debutues në Premier League, gardiani shqiptar vlerësohet si më i miri kundër Manchester United (NOTA)

Shkruar nga NEWSPORT
Strakosha shkëlqen si debutues në Premier League, gardiani shqiptar

Momenti i Thomas Strakoshës më në fund erdhi ditën e sotme teksa portieri i Kombëtare shqiptare debutoi pas 1 viti në Premier League. Gardiani kuqezi e nisi si titullar mes dy shtyllave për Brentford në një stadium mitik si ‘Old Trafford’ përballë Manchester United.

Shtatlarti 28-vjeçar shkëlqeu në debutimin e tij pavarësisht se ekipi i tij humbi me rezultatin 2-1. Strakosha u vlerësua me notën më të lartë të ekipit të tij, 7.9, si dhe e dyta më e larta e ndeshjes pas Scott McTominay që përmbysi ndeshjen për ‘Djajtë’ duke shënuar 2 gola.

Strakosha merr minuta të rëndësishme dhe konfirmon formën pozitive pikërisht përpara ndeshjes jetike të Kombëtare shqiptarë përballë Çekisë, më 12 tetor në “Air Albania”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga