
Sezoni i Tiranës ka marrë një kthesë të fortë në këtë fazë të tretë. Bardheblutë kanë grumbulluar 7 pikë në 9 të mundshme, duke nisur ëndërrën për tu kualifikuar në Europë.
Të besuarit e Ardian Memës ndodheshin shumë pranë zonës së rënies nga Kategoria në fundin e vitit të shkuar, ndërsa tani pretendojnë që të kapin objektivat e fillimsezonit.
Pas 21 javësh kampionat, Tirana mban vendin e 7-të me 24 pikë dhe distanca me zonën që të dërgon një kategori më poshtë është 8 pikë larg. Në favor të Tiranës janë dhe statistikat. Të besuarit e Memës i kanë marrë pikë 7-të nga 9-të skuadrat pjesë të Kategorisë Superiore.
"Preja" e preferuar e Tiranës mbetet Kastriotit. Ndaj krutanëve, bardheblutë kanë grumbulluar pikë të plota, 6 të tilla. Ndërkohë Tirana ka mbetur thatë ndaj dy skuadrave, pikërisht ndaj Partizanit dhe Laçit.
Pikët që ka marrë Tirana:
Kastrioti 6 pikë
Kukësi 4 pikë
Kamza 4 pikë
Luftëtari 3 pikë
Flamurtari 3 pikë
Skënderbeu 2 pikë
Teuta 2 pikë
Partizani 0 pikë
Laçi 0 pikë