
Tirana do të luajë ditën e nesërme sfidën e fundit për këtë vit ndaj Laçit. Bardheblutë po kalojnë një momentë të mirë në kampionat pasi kanë marrë 2 fitore rresht në kampionat ndaj Partizanit dhe Flamurtarit.
Pasi thyen "tersin", në derbi ku nuk fitonin prej më shumë se 5 vitesh, Tirana kërkon të thyejë edhe një tjetër "tabu", në Laç. Në 10 ndeshjet e fundit, bardheblutë kanë marrë vetëm 2 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.
Fitorja e fundit ishte sezonin e kaluar kur sfida mbyllej 1-3 në favor të Tiranës, ndërsa tani kërkojnë të përfitojnë nga momenti I mirë që po kalojnë për të marrë fitoren e 3 rresht në kampionat.
Poll