Përballja mes dy skuadrave do të startojë fazën e çerekfinaleve të Europianit, nga e cila do të dalin katër skuadrat më të mira të Europës. Polonia dhe Portugalia janë ndeshur 10 herë mes tyre dhe janë ndarë në barazim 3 herë, 4 herë ka fituar Portugalia dhe 3 fitore numëron skuadra e Polonisë.
Polonia mungon në një gjysmëfinale të një turneu madhor që nga viti i largët 1982, por sdo ta ketë të lehtë përballë portugalisë së Ronaldos, që përmes vuajtjeve të minutave të fundit ka arritur të mos dorëzohet.
Klubet e dy vendeve janë ndeshur në kompeticionet Europiane gjithsej 22 herë, ku rezultojnë 11 fitore për portugezët, 8 barazime dhe vetëm tre fitore të polakëve. Portugalia nuk ka fituar asnjë ndeshje që ka luajtur në Marsejë. Ndërkohë që Polonia është skuadra që ka shënuar më shumë gola në fazën e kualifikueseve të Europianit, gjthsej 33.
Këto janë disa nga statistikat e parandeshjes, loja e zhvilluar në fushë dhe rezultati do të bëjnë të harrohet statistika ose të ndryshohet pas përfundimit të saj.