Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Statistika të “frikshme”, 'Elbasan Arena' është “fortesa” e skuadrës së Nevil Dedes

Shkruar nga NEWSPORT
Statistika të “frikshme”, 'Elbasan Arena'

Elbasani është një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm. Skuadra e udhëheq nga Nevil Dede aktualisht mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë.

Verdheblutë ia kanë dalë të fitojnë ndeshje të rëndësishme në kampionat, teksa një “armë” plus për ta është edhe stadiumi “Elbasan Arena”. Në fakt stadiumi është “fortesa” e tyre, teksa skuadra njeh vetëm fitore në shtëpi.

Por jo vetëm ka, pasi ka fituar thuajse çdo herë me 2 gola diferencë ndaj kundërshtarëve. Në 7 ndeshje të luajtur në këtë sezon në “Elbasan Arena”, ia kanë dalë të sigurojnë pikët e pllota. Kjo statistikë thellohet akoma më shumë pasi nuk njohin asnjë humbje zyrtare në shtëpi dhe tashmë bilanci i tyre shkon në 16 takime të fituara të gjitha. Këtu merren parasysh edhe ndeshjet e zhvilluara për llogaritë e Kategorisë së Dytë.

Takimi i radhës për ta është ndaj Bylisit kryesues, sfidë që do të luhet ditën e enjte në orën 18:00. Djemtë e Nevil Dedes do të synojnë një tjetër 3 pikësh në shtëpi për të thelluar akoma më shumë këtë statistikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga