Investimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në infrakstrukturë ka qenë i konsiderueshëm në këtë vit kalendarik që po lëmë pas. Stadiumi i Vorës është i radhës që i shtohet futbollit shqiptar, që është inauguruar sot në mesditë. I pranishëm ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Punimet janë bërë bashkëkohore dhe tashmë ky impiant plotëson gjitha kushtet e nevojshme për një ndeshje futbolli të Kategorisë së Dytë. Kujtojmë që sot Vora do të presë në shtëpi, pikërisht në stadiumin e rikonstruktuar, Valbonën e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja. Kjo sfidë do të startojë në orën 14:00.
Poll