
Shqipëri - Spanjë
“Grupi i Ferrit” në Euro 2024 është shpërbërë. Vetëm Spanja vazhdon rrugëtimin në Gjermani, pasi Shqipëria, Kroacia dhe Italia janë eleminuar.
Këto të fundit kishin një mundësi pas fazës së grupeve, por Zvicra iu dha leksione. Fitore 2 me 0 nga “helvetët”, që do të përballen në çerekfinale me Anglinë ose Sllovakinë.
Grupi B, i cilësuar dhe si “Grupi i Ferrit”, nuk ia doli të ishte në pritshmëri këtë Europian. Kujtojmë se Spanja, e vetmja, që përfaqëson grupin në fjalë, luan nesër kundër Gjeorgjisë në 21:00.
Poll