FIFA ka publikuar renditjen e këtij muaj dhe të shumta kanë qenë luhatjet mes skuadrave përfaqësuese. Në qendrueshmëri të poltë paraqitet, ndërkohë situata e Shqipërisë.
Kombëtarja pas barazimit 1-1 me Çekinë dhe humbjes ndaj Ukrainës ka ngelur në vendnumëro. Ajo mban vendin e 65-të, sin ë muajin që lamë pas.
Sylvinho e mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në janar të 2023 dhe e ngjiti maksimalisht në vendin e 59-të. Vendi më i ulët nën drejtimin e Brazilianit ka qenë ai i 68-ti dhe momentalisht gjendja vërtitet aty afër.
Renditja e FIFA-s ishte e rëndësishme kësaj radhe pasi luante rol në pozicionimin e kombëtareve europiane në vazot e shortit për Botëror. Me performancën e saj, Shqipëria nuk arritit dot të siguronte një pozicionim më të favorshëm dhe kundërshtarët e grupit kualifikues mund të jenë nga më të vështirët.