Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Para ndeshjes historike ndaj Andorrës, Sylvinho “përjashton” dy lojtarë nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Para ndeshjes historike ndaj Andorrës, Sylvinho
Sylvinho

Shqipëria është larg 90 minuta për të shkruar historinë, sigurimin e vendit të 2-të për kualifikueset e “Botërorit 2026”, nëse ia dalin të mposhtin Andorrën në transfertë, kurse Anglia të bëjë “detyrën” kundrejt Serbisë në “Wembley”.

Kjo “panoramë” i jep nuanca historike duelit me Andorrën, edhe pse në “letër” është gjithçka e “sigurtë”. Vetëm pak orë para ndeshjes, bëhet e ditur se trajneri Sylvinho ka vendosur të "përjashtojë” nga lista Klisman Caken dhe Adrion Pajazitin.

Rregullorja e UEFA-s është e qartë, vetëm 23 futbollistë lejohen, ndërsa u ftuan si zakonisht 25. Si Cake dhe Pajaziti do e shikojnë ndeshjen nga tribuna.           

Poll

Lexo gjithashtu