
Rocco Vata dhe Brajan Gruda zyrtarisht kanë refuzuar Kombëtaren shqiptare. Është vetë trajneri i Shqipërisë U21 që ka zbuluar vendimin e dy lojtarëve ku u shpreh se ftesa u është dërguar, por e kanë refuzuar. Një tjetër futbollist i kontaktuar nga FSHF është edhe Luis Hasa i cili vjen vetëm për Kombëtaren A.
“Patjetër që ne bëjmë punën tonë. Po të shikojmë lojtarët që ka ekipi A sot, kanë ardhur në ekipet zinxhirë të kombëtares së Shqipërisë. Kështu që është bërë një punë e mirë mendoj unë, secili nga ekipet e simodos Drejtoria e Ekipeve Kombëtare, në skautim dhe në kontakt me të gjithë lojtarët që janë jashtë. Këta që përmendi ju mos kujtoni se nuk janë kontaktuar.
Brajan Gruden e kemi kontaktuar qysh vitin e kaluar. Po ashtu edhe Rocco Vaten e Luis Hasen i kemi kontaktuar. Të gjithë janë kontaktuar, nuk ka lojtarë shqiptarë që nuk është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gjithsesi është zgjedhje personale pastaj, zgjedhje me zemër që secili e bën si të dojë. Ne është luks t’i kemi në ekip ato emra që thatë ju, por është zgjedhje e tyre personale. Nuk kam çfarë them për këtë.
Ka edhe nga ata futbollist (i referohet Luis Hases) qe presin ftese vetem nga Kombetarja A dhe kane refuzuar ftesen tone te U21. Kur bëhet fjalë për një talent shumë të madh e kuptoj që mund të shkosh në Kombëtare A direkt. Pastaj kur bëhet fjalë për një lojtar, le të themi shumë i mirë, ka potencial, zhvillimi tij mund të jetë shumë i mirë por nuk e dimë. Kështu që duhet ta tregojë njëherë veten te moshat e Shqipërisë, sidomos tek ekipi U-21. E kemi parë kohët e fundit sa lojtarë kanë ikur nga ekipi U-21 tek ekipi i parë, pafund. Kështu që në radhë të parë duhet të vijnë këtu, pastaj atje”.”, tha Bushi.