Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shkëlqeu në Champions, Anxhelo Sina leksion grekut Andreas Ntoi dhe nis stërvitjen me Kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu në Champions, Anxhelo Sina leksion grekut Andreas Ntoi dhe
Anxhelo Sina, Andreas Ntoi

Të shumtë janë futbollistët me origjinë shqiptare që përfaqësojnë Kombëtare të tjera e jo atë shqiptare. Nëse deri para pak vitesh ishin të justifikuar me mungesën e ftesës nga FSHF apo teori konspirative nga më të ndryshmet, në vitet e fundit është totalisht ndryshe.

Gjithçka e dokumentuar, madje edhe publikime email e ftesa nga Federata drejt lojtarëve shqiptar e përsëri jemi refuzuar. Përmendim këtu Luis Hasën i cili rregullisht është ftuar nga kuqezinjtë e Bushit, por refuzimi ka qenë konstant.

Ka dhe nga rastet më të rënda si veshja e fanellës kuqezi dhe një ditë më vonë ‘hedhja e saj në kosh’ për të përfaqësuar hiç më pak, por...grekët. Ky është rasti i bujshëm i Andreas Ntoi, i cili luajti një ndeshje me Shqipërinë U21 e më pas nisi të ëndërrojë kombëtaren e Greqisë pas premtimeve nga federata ‘helene’.

Dy vite nga ajo ngjarje dhe Andreas Ntoi ende s’ka marrë një ftesë nga kombëtarja e tij e ëndrrave, ndoshta s’ka mësuar prej vëllezërve të tjerë si Florian Durmishaj, Sotir Nini e të shumë të tjerë të këtij soji.

Nëse dikush ka nevojë për shembull, ju tregon Anxhelo Sina një të tillë. Portieri me origjinë shqiptare, i lindur në Greqi dhe që luan për Olympiacos, zgjodhi gjakun e tij, kombin e tij, ngjyrën e familjes së tij. Sina shkëlqeu me ekipin gjigant grek duke fituar Champions League për moshat U19 teksa në finalen përballë Milanit ishte pa mëdyshjen më të vogël, lojtari më i mirë në fushën e lojës.

Marrosi të gjithë, sidomos grekët që fërkuan duart për t’i ‘shtruar’ rrugën me premtimet që bënë Ntoin të ëndërrojë. Por, Sina nuk pret premtime për të ëndërrur, pasi ëndrra e tij më e madhe është të zëvëndësojë Etrit Berishën në katërkëndëshin e portës shqiptare.

Dhe këtë ëndërr, nuk e tenton me kërcënime të tipit ‘’o Kombëtaren A ose s’vij fare’. Anxhelo Sina është prurja më e re e Alban Bushit në Shqipërinë U21. E nis aty nga ku e kanë nisur lojtarë si Thomas Strakosha, Armando Broja, Ernest Muçi, Rey Manaj, Simon Simoni të cilët sot i ke rrugës për Euro2024.

20-vjeçari ende s’ka luajtur 1 minutë me kuqezinjtë, por që tani ka dhënë një kontribut shumë të madh. Një mesazh dhe një shembull të qartë se Kombëtarja shqiptare nuk është klub futbolli ku bëhen oferta merkatoje e ti më pas zgjedh më të mirën. Kombëtarja thërret gjakun, thërret shqiptarët, thërret Kombin. Ata që s’e ndjejnë veten shqiptar, iu urojmë suksese në Euro 2024 me Kombëtaret e tyre, të cilat do t’i ndjekin nga televizori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga