Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

NOTAT/ “Flamur me yll” për Ismajlin dhe Manajn, Hysaj dhe Strakosha 'ngelin në klasë'. Ja si vlerësohen kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
NOTAT/ “Flamur me yll” për Ismajlin dhe Manajn, Hysaj dhe
Shqiperia

Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit. Golat e Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit shpërthyen festën kuqezi në Pragë duke i dhënë një start fantastik këtij rrugëtimi.

Në përfundim të ndeshjes, SofaScore dhe FlashScore kanë zbardhur notat e të gjithë futbollistëve ku Ardian Ismajli shpallet më i miri nga të dyja sajtet me notën 8.3. SofaScore vlerëson Manajn me 7.6, ndjekur nga Asani me 7.5, ndërsa FlashScore Manajn me 7.4 dhe Asanin me 7.9.

Notën më të ulët nga kuqezinjtë e kanë marrë portieri Strakosha (6.2/6.6) i cili gaboi te goli i pësuar dhe kapiteni Elseid Hysaj (6.4/6.5).

Në tërësi, ekipi i Sylvinhos vlerësohet me notën pozitive 7.2 kundrejt 6.5 të Ukrainës së Rebrov.

NOTAT/ “Flamur me yll” për Ismajlin dhe Manajn, Hysaj dhe
Notat nga Flashscore
NOTAT/ “Flamur me yll” për Ismajlin dhe Manajn, Hysaj dhe
Notat nga SofaScore

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga