Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshja e Kombëtares po afron, Federata Çeke e Futbollit "reklamë" Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e Kombëtares po afron, Federata Çeke e Futbollit
Federata e Republikës Çeke të Futbollit

Kombëtarja po përgatitet për një ndeshje që vlen shumë fatet e grupit në Nations League. Duke patur faktorin fushë në avantazh një fitore si ajo që turpëroi çekët në kualifikueset e Europianit do të ishte një përmbushje ideale.

Federata Çeke e ka cilësuar sfidën kundër Kombëtares Shqiptare një takim të rëndësishëm. Shumë tifozë pritet të udhëtojnë nga vendi europian drejt vendit tonë me synim edhe turizmin përveç 90 minutave të takimit. Andaj, FACR që është Federata e Republikës Çeke të Futbollit ka nxjerrë njoftim për këdo që do të udhëtoj me destinacion Tiranën.

Sygjerohet që të gjithë të kenë dokumentat identifikuese me vete tërë kohën dhe në udhëzues parashtrohen detaje rreth stadiumit, informacione bazë si dhe këshilla për kohën e lirë dhe gastronominë në Shqipëri.

Praktikisht është bjë reklamë e mirë nga ana e çekëve për të përfituar disa të ardhura këtë fundjavë bizneset shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga