I ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2 CNN, gazetari sportiv Dëfrim Methasani ka folur për ndeshjen e “play-off” të Kombëtares shqiptare, ku do të përballen me Poloninë në transfertë. Gazetari ka treguar interesin e lartë të tifozëve.
Sipas Methasanit, deri më tani ka plot 250 mijë kërkesa për bileta, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, që do të luhet më 26 mars. Një shifër kjo tepër e lartë, marrë shkas që jemi ende në nëntor.
“Isha jashtë Shqipërisë, në Zvicër. Si këtë herë, nuk më ka ndodhur kurrë. Po mbanin radhë njerëzit të takoheshin me mua sepse të gjithë donin të flisnin për Kombëtaren. Këtë herë nuk kam paguar darkë apo drekë, askund, ishin tifozët që donin të mbyllnin faturat kudo. Me informacionet që unë kam janë rreth 250 mijë kërkesa nga shqiptarët deri tani për bileta për ndeshjen Poloni-Shqipëri”, tha Methasani.




