Moderatori i emisionit “MegaSport” në A2CNN, Altin Sulçe ka folur mbrëmjen e djeshme për situatën e Jasir Asanit. Duke marrë parasysh golin që shkupjani shënoi përballë Polonisë 2 vite më parë dhe se kundërshtari do të jetë i njëjtë në “play-off”, Sulçe kërkon që të sulmuesi të luajë.
Gazetari sportiv ndër të tjera thotë se Asani momentalisht po shënon shumë gola. Është pikërisht kjo arsyeja, ku sipas tij Sylvinho duhet të bazohet dhe “mëngjarashi” të marrë minuta me fanellën kuqezi.
“E mundëm Poloninë me Asanin, që e bëri golin nga hëna në tokë. Ka mbi 5 ndeshje që Asani nuk luan fare me Shqipërinë. Nuk paska të drejtë fare Asani të luajë një minutë? Pse e merr në Kombëtare pastaj? Ishte super në kualifikuese, pastaj ka bërë ndeshje jo të mira dhe më vonë ishte një diskutim që pse e fut Asanin kur nuk luan mirë, tani që Asani po bën shumë gola me klubin, nuk aktivizohet. A nuk ka të drejtë Asani me gjithë ato gola të futet një minutë me Andorrën”, tha Sulçe.
