Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gjendja e rënduar psikologjike, legjenda e Kombëtares gjen “ilaçin” për Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Gjendja e rënduar psikologjike, legjenda e Kombëtares gjen
Armando Broja dhe Vasil Ruçi

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, legjenda e Kombëtares Vasil Ruçi ka folur për repartin e sulmit të kuqezinjve. Ai është ndalur tek dyshja Broja – Hoxha, për të cilët thotë se Sylvinho duhet t’u ndërrojë krahët gjatë lojës.

“Në këtë gjendje që janë sot lojtarët, Broja ka tërheqje më të mirë të topit se Hoxha dhe duhet të luajë nga e majta. Hoxha është më i mirë në formë momentale, por duhet të fitojmë Brojën. Në këtë gjendje sot që flasim psikologjike dhe forma e lojtarëve, për mua duhet që Broja të luajë nga e majta si winger dhe Hoxha të luajë nga e djathta pasi ka një super formë dhe do të bënte mirë edhe aty.

Broja u shfaq direkt me Anglinë, e pamë mirë, sa hyrë krijoi situatat, nuk mund të luajë nga e djathta. Ai mund të luaj vetëm nga e majta që të futet në driblim dhe krijon hapësirë prë të goditur portën me të djathtën. Nuk duhet ta humbasim futbollin e këtij djali”, ka thënë Vasil Ruçi.

Poll

Lexo gjithashtu