
Në takimin e Kombëtares mbajtur në Tiranë, Çekia arriti 1 pikë falë barazimit 0-0. Në këtë sfidë lojtari më i dalluar sipas statistikave është një nga ana e miqve.
Qazim Laçi sipas Sofascore është legjionari më i kuotuar, por prapë mbetet prapa një çeku. Bëhet fjalë për mbrojtësin e të ardhurve në Tiranë, Vladimir Coufal.
Anësori luajti mbrëmë një ndeshje shumë të mirë ku shtyu përpara ekipin, hodhi krosime të rrezikshme dhe u tregua korrekt edhe në prapavijë. Futbollisti, i cili aktivizohet në Premier League u vlerësua me një notë 7.6 e kështu u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Lojtari i Çekisë e shënoi këtë arritje në një ditë të veçantë. Coufal mbushi një numër jubilar prej 50 takimesh me kombëtaren kundër Shqipërisë. E pikërisht në këtë ditë arriti të performonte më mirë se kushdo.