Myrto Uzuni
Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni luajti rol thelbësor në kualifikueset e “Botërorit 2026”, sidomos gjatë ndeshjeve të fundit. Edhe pse ka profil natyral si sulmues i majtë, Uzuni ka treguar se mund të mbulojë çdo rol, përveç portierit, nën urdhërat e Sylvinhos te Shqipëria.
Në përditësimin e fundit, ai ka humbur 2 milionë euro nga vlera në treg sipas “Transfermarkt”. Nga 7 milionë euro që ishte në shtator të këtij viti, ka arritur në 5 milionë euro.
Me ekipin e Austin në SHBA, beratasi numëron 34 prezenca, e shoqëruar me 9 gola dhe 3 asiste. Kuoat më e lartë n treg për Myrto Uzunin përkon me marsin e vitit 2024, 10 milionë euro, periudhë kur luante me Granadën në Spanjë.
Poll
