Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mjeshtër i golave, ylli i Shqipërisë “ZBARKON” në Kroaci në prag të merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
Mjeshtër i golave, ylli i Shqipërisë “ZBARKON”
Kombëtarja shqiptare

Nazmi Gripshi është shfaqur së fundmi në Kroaci. Është vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare, ai që ka bërë të ditur se është larguar nga Kazakistani, për të shijuar ditë pushimi në Dubrovnik.

Mjeshtër i golave, ylli i Shqipërisë “ZBARKON”
"Story" i Nazmi Gripshit

Kujtojmë se në Kazakistan, 28-vjeçari aktivizohet me Astanën. Këtë sezon, Gripshi ia ka dalë që të shënojë 16 gola dhe të asistojë në 7 të tjerë, duke qenë lider i ekipit.

Gjithashtu, ky vit ka qenë tepër special për të. Kjo për shkak se, 28-vjeçari debutoi në muajin tetor edhe me Shqipërinë, ku luajti 45 minuta në miqësoren përballë Jordanisë në “Air Albania”.

Poll

Lexo gjithashtu