Arman Dyrmishi
Është luajtur ndeshja e javës së 17-të mes Atalanta U-20 dhe Juventus U-20, e përfunduar me shifrat 2 – 0 për torinezët, e njohur ndryshe si “Primavera 1” në Itali.
Të dy golat erdhën nga sulmuesi i Shqipërisë U-19 Arman Dyrmishi, konkretisht në minutat 2 dhe 72’. Për talentin e Kombëtares, këta ishin finalizimet e para për këtë sezon në “Primavera 1”.
17-vjeçari vlerësohet tej mase në Itali, ndërsa ka kontratë me Juven deri në vitin 2027. Me Shqiprinë U-19, Arman Dyrmishi ka bërë 3 paraqitje, ndërsa ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.
Lojtari në fjalë i ka fillesat te FC Koper, ndërsa në rang përfaqësuese e ka nisur te Sllovenia U-15.
Poll
