Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Odise Roshi “viktimë” e hacker-ave, ish-sulmuesit të Kombëtares i ndodh e PAPRITURA (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Odise Roshi “viktimë” e hacker-ave, ish-sulmuesit të
Odise Roshi

Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi po kalon formë mjaft të mirë në fushën e lojës. Megjithatë, jashtë saj duket se së fundmi ka pasur disa probleme.

Këto probleme lidhen me rrjetet sociale. Është vetë Roshi, i cili ka njoftuar nëpërmjet një “InstaStory” se gjatë 15 orëve të fundit, Instagrami i tij ka qenë i “vjedhur”, duke njoftuar ndjekësit e tij që të jenë të kujdesshëm.

“Gjatë 15 orëve të fundit, Instagrami im ka qenë i “hacker-uar”. Më falni për të gjitha mesazhet “spam”. Mos hapni asnjë link që vjen nga profili im, për sigurinë tuaj. Faleminderit! O.R”, shkruan futbollisti shqiptar.

Kujtojmë se 34-vjeçari po bën mjaft mirë në Ligën e Parë turke me Ankara Keciorengucu këtë sezon. Deri më tani, ai ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.

Odise Roshi “viktimë” e hacker-ave, ish-sulmuesit të
"InstaStory" i Odise Roshit

 

Poll

Lexo gjithashtu