Jurgen Bardhi
Mesfushori shqiptar Jurgen Bardhi ka rezultuar protagonist absolut për ekipin e Umraniyespor ndaj Adana Demirspor, e përfunduar 5 – 0. Ish-lojtari i Partizanit shënoi 3 gola në këtë përballje, respektivisht në minutat 3, 29’ dhe 75’.
Finalizimet në fjalë janë të parat për këtë sezon me “firmën” e Bardhit te Umraniyespor, Liga e Parë e Turqisë.
Duhet përmendur se 28-vjeçari është “produkt” i Partizanit, ndërsa me “Demat e Kuq” ka fituar Superioren në sezonin 2019 dhe Superkupën e Shqipërisë në 2020-ën.
Poll
