Anis Mehmeti
Ekipi i Bristol City mori fitore të rëndësishme ndaj Middlesbrough 2 – 0, pas 3 rezultatesh negative radhazi në Championship. Sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti ishte në fushë deri në 62’, teksa trajneri Gerhard Struber vendosi ta zëvendësojë.
Mehmeti mori notën më të lartë 8.1 sipas "Flashscore", ndërsa pak minuta nga fraksionin i dytë i takimit, merret vendimi i befasishëm për largimin e tij nga fusha.
Gjatë këtij sezoni me Bristol, 24-vjeçari shqiptar numëron 6 gola dhe 6 asiste në 22 ndeshje, më i rëndësishmi në ekip. Skuadra ku luan Mehmeti, aktualisht mban pozitën e 9-të në tabelë, 2 pikë larg zonës “play-off”.
Notat
Poll
