Shqipëria U21
Gabriel Ramaj me shumë mundësi do të largohet nga Atalanta U20. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U21, është gati për një aventurë të re në Superligën e Zvicrës, tek skuadra St. Gallen.
Gabriel Ramaj
19-vjeçari shihet nga ekipi zviceran si i duhuri për qendrën e mbrojtjes, edhe pse asgjë nuk është kryer ende. Klubet janë në bisedime për ktë transferim të mundshëm.
Kujtojmë se Ramaj e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Parmës, për të kaluar më pas te bergamaskët. Vlera e tij është 250 mijë euro, ndërsa ka edhe 8 ndeshje me Shqipërinë U21.
Poll
