Asisti i Muçit
Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor po humbet në transfertë përballë Genclerbirligi. Sfida e vlefshme për javën e 17-të të Superligës turke, është momentalisht 3-2.
Ekipi nga Trabzoni ishte në disavantazh të dy golave, por ia dolën që të barazonin për një moment. Ishte pikërisht Muçi ai që asistoi në golin e dytë, të cilin e shënoi shoku i ekipit, Felipe Augusto.
Pas 6 golave në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, për Muçin erdhi edhe radha për asist.
Poll
