Elton Cale, Idriz Batha & Agustin Torassa kur ishin pjesë e Tiranës
Tirana po kalon një moment tepër të vështirë këtë sezon. Bardheblutë renditen në vendin e fundit në Superiore pas 17 javësh të luajtura, në kuotën e 9 pikëve.
Megjithatë, duket se ish mesfushori i kryeqytetasve, Agustin Torassa ka menduar t’i ngushëllojë pak. Ai ka publikuar në “InstaStory” një foto krah ish-it tjetër bardheblu, Elton Cale.
Foto është shkrepur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kohën kur dy futbollistët amerikano-jugor ishin pjesë e Tiranës. Kujtojmë se argjentinasi Torassa dhe braziliani Cale janë shpallur kampionë me Tiranën në sezonin 2019/2020.
"InstaStory" i Agustin Torassa
Poll
