Ardian Ismajli vazhdon të shkëlqejë te Torino. Mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirën në fushën e lojës në fitoren 1-0 ndaj Sassuolos.
Pas këtij triumfi të Torinos, 29-vjeçari ka theksuar se fakti që nuk kanë pësuar gol është diçka pozitive. Ndër të tjera nënvizon se në mbrojtje të gjithë futbollistët janë lider.
“Kemi siguruar 6 pikë në një javë dhe nuk kemi pësuar gol, kjo është një statistikë e rëndësishme. Për mua nuk është problem të luaj djathtas apo majtas, në vitin e kaluar bëja më shumë mbrojtësin e qendrës, por mund të luaj në secilin prej këtyre pozicioneve.
Në repartin e tërhequr jemi kompakt, edhe pse kemi pësuar shumë gola, por kemi ruajtur deri tani 7 herë portën e paprekur. Në mbrojtje jemi të gjithë liderë, si ata që luajnë gjithë ndeshjen, ata që luajnë më pak ose aspak. Jemi të gjithë të rëndësishëm dhe kemi lojtarë të fortë. Unë në të kaluarën kam pasur disa probleme fizike, shpresoj që të kenë përfunduar tashmë”, ka theksuar Ismajli.
