Cristian Shpendi do të largohet nga Cesena. Madje për përflitet për një largim që në merkaton e janarit, duke qenë se edhe ofertat nga Serie A nuk mungojnë, me ekipe si Bologna, Juventus dhe Torino në garë.
Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati t’i çuditsë të gjithë. Së fundmi, ekipi nga Katari, Al Sadd është futur seriozisht në garë për shërbimet e 22-vjeçarit nga Puka.
Duke marrë parasysh financat e forta të klubit nga Katari, paga e Shpendit do të ishte shumëfish më e madhe aty. Momentalisht, milionat janë në “pole position”, duke parakaluar ekipet e Serie A.
Por, mbetet në dorën e futbollistit shqiptar, i cili do të vendosë përfundimisht se ku do të transferohet. Kujtojmë se Shpendi ka një ndeshje me Kombëtaren shqiptare A, teksa është pikë kyçe për Cesena në Serie B.
