Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

90 minuta larg MREKULLISË, Ernest Muçi shkruan HISTORINË në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT
90 minuta larg MREKULLISË, Ernest Muçi shkruan HISTORINË
Ernest Muçi

Ernest Muçi po kalon një moment të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar formën fantastike me një tjetër gol të shënuar. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij te Trabzonspori.

Trabzonspori u mposht 4-3 nga Genclebirligi, por Muçi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kontribuoi edhe me një asist. Pavarësisht rezultatit, performanca e tij ishte ndër më të spikaturat në fushë.

Ky ishte goli i 7-të i Muçit në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, duke shënuar për herë të pestë radhazi. Me këtë seri ai barazoi rekordin e Paulo Henrique te Trabzonspor, një arritje që nuk ishte përsëritur prej 11 vitesh.

Ai ka shansin e artë, që në ndeshjen e radhës të shënojë dhe të arrijë mrekullinë, pra të jetë i vetëm në këtë rekord. 

Poll

Lexo gjithashtu