Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Talenti shqiptar protagonist në Kroaci, realizon golin e parë sezonal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Talenti shqiptar protagonist në Kroaci, realizon golin e parë
Medin Gashi

Një djalosh shqiptar ka arritur të lërë gjurmë ditën e sotme në elitën e kampionatit kroat. Bëhet fjalë për Medin Gashin që ka realizuar gol për skuadrën e Goricës.

Talenti 18-vjeçar gjeti sot golin e parë në kampionatin e Kroacisë pas 7 paraqitjeve të kryera. Gashi kaloi në avantazh skuadrën udhëtuese që në minutën e tetë, por goli i djaloshit premtues nuk arriti dot t’i japë pikë Goricës pasi Slaven Belupo arriti të përmbysë shifrat në 2-1.

Medin Gashi është i huazuar te Gorica nga ekipi i Prishtinës deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe duket një talent premtues.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga