
Pritja e Strakoshës
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 7-të në Superligën greke ishte mes AEK dhe PAOK, e përfunduar 0 – 2 për bardhezinjtë. Në portë për AEK u vendos gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha.
Është bërë virale në rrjetet sociale pritja e 30-vjeçarit shqiptar, teksa ka devijuar në këndin e “pamundur” goditjet e dënimit. Edhe pse skuadra e Strakoshës u mposht, paraqitje e tij ishte e nivelit të lartë.
Me Kombëtaren numëron 43 paraqitje, ndërsa e ka bërë debutimin në 24 mars të vitit 2017. Ai është titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e Sylvinhos.
Poll