
Sivasspor i Rey Manajt u mposht ditën e djeshme në transfertë përballë Eyupspor. Një humbje surprizë për ekipin e shqiptarët, të cilët pësuan një disfatë minimale me rezultatin 1-0.
Rey Manaj ishte një nga protagonistët në këtë ndeshje. Jo për faktin që shënoi, apo la “gjurmë” në këtë sfidë, por për një episod që po bën “xhiron” në mediat turke.
Në minutën e 87-të të takimit, trajneri i Sivasspor, Omar Erdogan vendosi që të zëvendësonte shqiptarin. Por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të trajnerin turk.
Pikërisht këtu ka nisur përplasja në distancë, me Manajn që fillimisht ka refuzuar daljen nga fusha. Ndërkohë që gjestet e trajnerin ishin që Manaj duhet të pushonte së foluri dhe të linte fushën.
Diçka të tillë lushnjari e bëri, por mesa debateve në distancë me trajnerin e tij. Pritet të shihet nëse ndaj bomberit shqiptar do të ketë masa apo jo.
Momenti i nervozizmit të Rey Manajt