
Rey Manaj
Rey Manaj ka krijuar një situatë paniku në Turqi në ndeshjen mes skuadrës së tij Sivasspor dhe Goztepe. Në minutën e 9-të të ndeshjes, Manaj u detyrua të largohej nga fusha.
Ai u përplas kokë më kokë me mbrojtësin kundërshtar dhe më pas mbeti i shtrirë në tokë. Më pas lojtari i Kombëtares shqiptare u nxorr nga fusha e lojës dhe ambientet e stadiumit me ambulancë.
Në Turqi kanë publikuar pamjet e momentit kur Rey Manaj mbërrin në spital. Ai shihet të jetë përmendur, teksa ndodhet i shtrirë në barrelë dhe po del nga ambulanca, për t’u futur në ambientet e spitalit.
Ky lajm është mjaft qetësues, pasi për një moment të gjithë ishin të frikësuar për gjendjen shëndetësore të lushnjarit.
Poll