
Momenti kur Rey Manaj futet në ambulancë
Rey Manaj ka krijuar një situatë paniku në Turqi në ndeshjen mes skuadrës së tij Sivasspor dhe Goztepe. Në minutën e 9-të të ndeshjes, Manaj u detyrua të largohej nga fusha.
Ai u përplas kokë më kokë me mbrojtësin kundërshtar dhe më pas mbeti i shtrirë në tokë. U desht menjëherë ndërhyrja e mjekëve të Sivasspor, të cilët i erdhën në ndihmë sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
Më pas, Manaj u largua nga fusha e lojës me anë të ambulancës. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e bomberit lushnjar, teksa priten detaje të reja në orët e ardhshme.
Poll