Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Milot Rashica "gatuan" gol vendimtar në Turqi, Besiktas fiton derbin ndaj ish-klubit të Enis Bardhit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milot Rashica "gatuan" gol vendimtar në Turqi, Besiktas
Milot Rashica

Besiktas ka arritur fitore në derbin përballë Trabzonspor ditën e sotme. Kjo falë shqiptarit Milot Rashica.

Klubi nga Stambolli mposhti ish-klubin e Bardhit me shifrat 2-1, madje me përmbysje. Në shtëpi festën e solli dardani pasi goli i dytë erdhi pikërisht nga këmbët e tij. Minuta pati dhe për Ernest Muçin që u aktivizua si zëvendësues.

Sulmuesi nga Kosova në minutën e 65-të ndikoi në autogolin e Batagov. Anësori i bardhezinjve mori një top në hyrje të zonës duke e goditur bukur dhe fort duke bërë që lojtari i Trabzonit ta devijojë dhe ta dërgojë në rrjetë. Ky ishte goli i dytë për klubin turk çka solli dhe fitoren.

Legjinari Muçi nuk shënoi po ishte i pranishëm që nga minuta e 78-të në suksesin e Solskjaer që nuk i ndahet shqiptarëve të “shqiponjave”.

Autogoli ku ndikoi Rashica

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga