
Agon Elezi ka tundur rrjetën në Kroaci. Shqiptari e ka bërë këtë pikërisht përballë Arbër Hoxhës.
Ish-i i Skënderbeut ka shënuar për Goricën në duelin e humbur në kryeqytetin kroat. Ish-i i Superiores trembi Dinamon Zagrebin me golin që hapi siparin në minutën e 27-të, edhe pse në fund blutë përmbysën gjithçka falë edhe një asistimi të legjionarit Hoxha.
Elezi shënoi golin e parë për klubin kroat. Kujtojmë që, shqiptari nga Ilirida u huazua këtë merkato në ish-klubin e Dokës nga ekipi i Bundesligas, Bochum.
Në radhët e Goricas nuk ishte vetëm Agoni i vetmi shqiptar, pasi në lojë sihte dhe Pajaziti. Edhe lojtari i Shpresave e nisi si titullar sfidën në krah të Agon Eleszit, përballë klubit të sulmuesit kuqezi, Arbër Hoxha i cili u hodh në fushë si zëvendësues dhe la gjurmë.
Goli i Elezit përballë Hoxhës
