
Milot Rashica
Besiktas ka fituar pa probleme në miqësoren e zhvilluar kundër austrikaëve të Grazer. Turqit kanë triumfuar me rezultatin e thellë 5-1, duke marrë nota pozitive nga disa lojtarë.
Ishte Milot Rashica i cili bëri një paraqitje fantastike. Sulmuesi shqiptar i Kosovës ia doli që të shënonte dygolësh dhe të ndihmonte ekipin e tij në këtë fitore. Si fillim, Rashica shënoi në minutën e 20-të, ndërsa të dytin në minutën e 51-të.
Përsa i përket Muçit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ishte titullar në këtë sfidë, me trajnerin e Besiktas që nuk e preferoi ta aktivizonte që nga minuta e parë e kësaj ndeshje.
Poll