
Arbër Hoxha vazhdon shkëlqimin në Kroaci.
Kësaj here legjionari nuk ishte i vetmi shqiptar që ishte protagonist në ligën kroate.
Në takimin e HNL mes Dinamo Zagrebit dhe Goricas, futbollisti i Kombëtares asistoi golin e tretë në fiotren 3-1 të bluve ndaj klubit të Agon Elezit.
Pikërisht dhe ky lojtar shkëlqeu në Zagreb në stadiumin e Hoxhës. Nëse sulmuesi kuqezi asistoi pasi u fut nga stoli, ish-i i Skënderbeut arriti të tundte rrjetën si titulllar.
Gjithsesi goli i mesfushorit në pronësi të klubit gjerman Bochum nuk mjaftoi q ëish-ekipi i Albi Dokas të mposht kryeqytetasit. Në lojë ishte një shqiptar i tretë si Pajaziti.
Talenti i Kombëtares U-21 e nisi po ashtu titullar si Elezi, po në krahasim me dy kuqezinjtë e tjerë nuk arriti diçka konkrete.
Arbër Hoxha pas golit dhe asistit të javës së kaluar ndaj Sibenik dhe kualifikimit në Kupën e Kroacisë në mesjavë, vazhdon të impresionojë bindshëm në një formë për t’u duartrokitur.
Asisti i Hoxhës