Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Arbër Hoxha shijon tjetër sukses në Kroaci, "ylli" kuqezi kualifikohet në çerekfinale të Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Arbër Hoxha shijon tjetër sukses në Kroaci, "ylli"
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka qenë pjesë e kualifikimit të Dinamo Zagreb. Kroatët kanë kaluar turin në Kupë dhe legjionari ka kryer sërish një tjetër paraqitje të mirë.

Forma e sulmuesit shqiptar me kryeqytetasit është duke ardhë në një ngritje mjaft spektakolare. Pas golit dhe asistimit në kampionat në fundjavë, Hoxha sot ka shijuar kalimin një tur më tej në Kupën e Kroacisë.

Anësori e nisi si titullar sfidën ndaj Bjelovar e vlefshme për raundin e 16-ve. Blutë e Hoxhës ia dolën të triumfonin në transfertë 2-3 me futbollistin e Kombëtares që luajti për 70 minuta dhe u vlerësua për suksesin e kualifikimit.

Klubi i lojtarit kuqezi kalon në çerekfinale në Kroaci ku përballë gjen ish-klubin e Eros Grezdës, Osijek. Pritet një supersfidë në këtë raund për Arbër Hoxhën, pasi Dinamo Zagrebi dhe kundërshtarët shquhen për një rivalitet në vitet e fundit.

Arbër Hoxha shijon tjetër sukses në Kroaci, "ylli"
Arbër Hoxha titullar në Kupë
Arbër Hoxha shijon tjetër sukses në Kroaci, "ylli"
Dinamo Zagreb-Osijek

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga