Besiktas mposhti Kayserispor në transfertë me rezultatin e pastër 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Goli i Gedson Fernandes dhe dopieta e Ciro Immobile i dhanë 3 pikët e rradhës ‘Shqiponjave të Zeza’ që e shohin veten në vendin e 3-të me 16 pikë, aq sa Fenerbahce dhe 3 më pak se Galatasaray, por me një ndeshje më pak se dy rivalët.
Ernest Muçi e nisi si titullar këtë duel, por nuk ia doli të merrte pjesë në autorsinë e golave dhe u zëvendësua në minutën e 65’.
Tjetër ndeshje për Milot Rashicën i cili e nisi në një pozicion të ri, atë të mbrojtësit të djathtë. Anësori dardan ia doli të bëhej protagonist duke fituar një 11-metërsh që do të dërgonte rezultatin në 0-2.
Poll