
Adrion Pajaziti ka pësuar një dëmtim në sfidën që HNK Gorica zhvilloi kundër Istra. Mesfushori shqiptar u dëmtua që në minutën e 6-të dhe më pas u detyrua të linte fushën e lojës, pasi për të ishte e pamundur për të vazhduar.
Pajaziti në ditët në vazhdim pritet t’u nënshtohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe sa kohë do t’i duhet të rikuperohet. Ky është një lajm i keq për trajnerin Sylvinho, pasi 21-vjeçari dëmtohet pak javë para sfidave të muajit nëntor, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë dhe Ukrainës me 16 dhe 19 nëntor.
Kujtojmë se talenti shqiptar ishte pjesë e grumbullimit të kuqezinjve për sfidat e këtij muaji, duke qenë supriza e Sylvinhos. Gjithashtu vlen të theksohet se Pajaziti luan si i huazuar te Gorica nga skuadra e Fulham.