Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U rikthye nga dëmtimi dhe ‘kërcënoi’ Chelsean! Armando Broja fantastik në ajër e tokë, NOTË pozitive në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye nga dëmtimi dhe ‘kërcënoi’ Chelsean!
Armando Broja

Armando Broja u rikthye sot pas dëmtimit, duke marrë minuta në ndeshjen Burnley – Chelsea, e cila përfundoi 0-2. Sulmuesi 24-vjeçar, u aktivizua në minutën e 72-të, por s’la dot shenjë.

Megjithatë, performanca ishte mjaft pozitive, duke u vlerësuar me notën 6.5, aspak e ulët për aq minuta sa luajti shqiptari.

Përsa i përket statistikave, Broja kërcënoi Chelsean, duke goditur në një moment portën kundërshtare. Ai e preku topin 16 herë, teksa fitoi një faull pas ndërhyrjes së mbrojtësit anglez, Chalobah.

Në pasime ishte 78% i saktë, duke gabuar vetëm dy. Ndërkohë që në aspektin mbrojtës, fitoi 1 duel në tokë, nga 4 në total. Në ajër Broja u tregua më i fortë, duke fituar 1 nga 2 duelet.

Në përgjithësi, ishte një performancë pozitive, marr shkas këtu edhe rikthimin nga dëmtimi që pësoi në Shqipëri – Angli, të luajtur më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Poll

Lexo gjithashtu