Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Armando Broja SHTANGET në fund pas ndërhyrjes së “egër”, frikë për dëmtim! Burnley s’ia del përballë ish-ëve të shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Armando Broja SHTANGET në fund pas ndërhyrjes së
Ndërhyrja ndaj Brojës

Burnley është mposhtur në shtëpi nga Chelsea, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor”, përfundoi me shifrat 0-2.

Golat për “Blutë e Londrës”, u shënuan nga Pedro Neto dhe Enzo Fernandez. Ndërkohë që minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Armando Brojën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi duelin nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 72-të. Ai mori vendin e Flemming dhe bëri deri diku paraqitje pozitive. Në fund të duelit pati frikë për sulmuesin kuqezi, pas një ndërhyrja nga Chalobah.

Broja mbeti i shtrirë në tokë, duke dhënë përshtypjen e një dëmtimi e duke krijuar frikë në kampin e Burnley. Megjithatë u ngrit në këmbë dhe vazhdoi lojën.

Kështu, ekipi i shqiptarit mbetet në vendin e 17-të me 10 pikë. Në krahun tjetër, ish-ët e tij, Chelsea shkon në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur vendin e 2-të në Premier League.

NDËRHYRJA NDAJ BROJËS:

GOLAT E NDESHJES:

Poll

Lexo gjithashtu