
Myrto Uzuni
Myrto Uzuni ishte një nga emrat e bujshëm që mungonte në listën e Sylvinhos për Euro 2024. Sulmuesi i Granadas nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare në grumbullimin që nis pasnesër.
Nuk ka ende një reagim nga ana e tij, por është klubi spanjoll që i del në mbështetje në këtë moment jo të mirë për beratasin.
“Gjithmonë me ty, Myrto”, shkruan klubi në rrjete sociale duke iu ndodhur pranë yllit të tyre që shënoi plot 11 gola këtë sezon.
Megjithatë, ekziston ende një fije shprese për Uzunin dhe këdo që nuk ka marrë ftesë. Vetë Sylvinho zbuloi se data zyrtare për listën finale do të jetë më 7 qershor dhe nëse ka ndonjë dëmtim nga grupi, do të ketë zëvëndësime.
View this post on Instagram
Poll