Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Super Mario" projektohet në Kupën e Mbretit, "ylli" i Kombëtares synon kalimin e raundit

Shkruar nga NEWSPORT
"Super Mario" projektohet në Kupën e Mbretit,
Mario Mitaj

Sot luhet ndeshja mes Al Ittihad dhe Al Jandal për raundin e 16-të në King’s Cup. E padyshim që sa herë pëmendet Arabia Saudite mendja na shkon tek Mario Mitaj. “Verdhezinjtë” luajnë sot një ndeshje super të lehtë në letër në orën 18:30 me inferiorët e Al Jandal dhe Mario ynë projektohet titullar si gjithmonë.

“Super Mario” ka ndërruar rol dhe ka kaluar në mesfushë një rol ku po adaptohet shumë shpejt dhe ka filluar t’i pëlqejë. Legjonari po mëson nga më të mirët në atë zonë si Kante e Fabinho. Shqiptari i Kombëtares shihet përherë në krahë të tyre si në fuyshën e lojës, ashtu edhe në stërvitje apo seanca të tjera. Klubi arab ndeshjen e luan si vendas sot në stadiumin gjigand në Jeddah, ku ultrasit nuk mungojnë asnjëherë mbrapa porte, të shumtë në numër dhe të gjithë veshur në uniformë.

Edhe pse ndeshja është e planit të dytë, pasi skuadra përballë është e First division, kategoria e dytë në shtetin arab, Mitaj i talentuar do të jetë në fushë me shumë gjasa. “Luanët” e Jeddah (Xheda) dëshirojnë t’a fitojnë këtë ndeshje që zhvillohet me tek takim, për Kupën e Mbretit. Kjo kupë është e nivelit të dytë, po për skuadra si Ittihad-i që kanë emër, ato dëshirojnë të fitojnë dopietë titujsh e ndaj me titullarët në fushë ata mund t’i shkojnë qëllimit deri në fund.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga