Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Situatë e paqartë me mbrojtësin e Kombëtares, klubi rus “djeg” Mario Mitajn?

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e paqartë me mbrojtësin e Kombëtares, klubi rus
Mario Mitaj

Mario Mitaj nuk është aktivizuar në 2 ndeshjet e para, ndërsa kampionati rus ka nisur. Situatë e paqartë me Lokomotivën e Moskës, që nuk preferoi t’i japë minuta mbrojtësi të Kombëtares shqiptare.

20-vjeçari qëndroi në stol duke i habitur të gjithë. Kjo pasi sezonin e kaluar spikati me paraqitjet e tij.

Kujtojmë se kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2027. Kartoni i tij u ble nga AEK i Athinës për shifrën e 3 milionë eurove para 2 viteve.

Nëse ka një mënyrë për të “djegur” lojtarin, kjo është. Mbetet për t’u parë përse, teksa për Mitajn është përfolur gjatë verës dhe një transferim te Juventus.

Poll

Lexo gjithashtu