
Alesio Mija është kthyer në pikë kyçe në mbrojtjen e Sheriff Tiraspol. Mbrojtësi u transferua për 60 mijë euro nga Dinamo, ndërsa tashmë ka fituar vendin e titullarit.
Jo vetëm kaq, por ka ditur të dhurojë dhe gola. Diçka të tillë e bëri dhe dje në fitoren me peshë 1-2 që Sheriff mori te transferta e Zimbru.
Për këtë, klubi moldav ka postuar Alesion. Ndër vlerat që i jep, e tregon si shembull frymëzimi.
"Alesio Mija është shembull këmbënguljeje dhe vetëbesimi! Pas një ndeshje të vështirë ndaj Olimpias, Alesio Mija tregoi se çfarë do të thotë të jesh luftëtar!
Një gol vendimtar i shënuar ndaj Petrocubit dhe një gol po aq i rëndësishëm në derbi. Bravo, Alesio! Ne jemi krenarë për ju. Vazhdoni të frymëzoni", shkruan klubi i Sheriff.