Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rezultoi fenomenal të enjten, mesfushori i Kombëtares sërish në “aksion”! Në dispozicion edhe Arbër Hoxha

Shkruar nga NEWSPORT
Rezultoi fenomenal të enjten, mesfushori i Kombëtares sërish
Qazim Laçi

Pas paraqitjes spektakolare kundër Samsunspor të enjten me Rizespor (1 gol dhe 2 asiste), mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi pritet të zbres sot në fushë. Rizespor luan kundër Gaziantep, e vlefshme për javën e 29-të në Superligën turke.

Kjo sfidë do të zhvillohet prej orës 19:00 në stadiumin “Çaykur Didi Stadyumu”. Një tjetër emër i rëndësishëm i përfaqësueses shqiptare që pritet të marrë minuta është edhe Arbër Hoxha.

Dinamo Zagreb udhëton në transfertë ndaj Vukovar 1991. Lajmi jo i mirë për anësorin kuqezi ka të bëjë me humbjen e pozitës së titullarit, teksa ka marrë profilin “opsional”, pra si zëvendësues.   

Poll

Lexo gjithashtu